Tuesday, May 15, 2018

Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezai është një këngëtare shumë e njohur. Xhensila u bë e njohur falë talent show “Ethet e së premtes mbrëma”. Ajo atëherë ishte vetëm 14 vjeç. Është një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticione muzikore.
E martuar Me Besart Kallakun Gjinin e portokallisë. Xhensila ka marrë pjesë edhe në “Top Fest”, nderkohë qe në kanalin muzikor “Supersonic” transmetohet klipi i kengës së saj “A më do”. Besarti ka krijuar një lidhje shumë të bukur me Xhensilën dhe prej një viti për këtë histori dashurie ai ka qenë mjaft i kujdesshëm që te mos ekspozohet.
Miqte tregojne se lidhja mes tyre eshte e forte dhe çifti po perjeton momente shume te bukura dashurie.
Megjithese jane treguar diskret, gjithsesi paparaci yne ka mundur te siguroje disa foto te Xhensiles me Besartin dhe siç e shikoni edhe vete djali i “Portokalli” i ka rene pikes me zgjedhjen e tij. E ku ka me mire per nje aktor te ri e te talentuar, se sa te kete ne krah nje vajze qe gjithashtu eshte ne fushen e artit dhe mbi te gjitha eshte shume e talentuar, por dhe shume e bukur.
Me shume detaje rreth perspektives apo planeve te tyre te metejshme nuk kemi mundur te sigurojme, pasi miqte e perbashket na tregojne se nuk ka shanse qe ndonjeri prej tyre te flasi per kete lidhje, duke ruajtur gjithçka me shume fanatizem. Tani qe lidhja e tyre nuk eshte me sekret, shpresojme qe ne numrat e ardhshem vete ata te mund te na tegojne diçka me shume.

No comments:

Post a Comment