Gentiana Ismajli (ose e njohur për publikun edhe me nofkën Genta) lindi më 12 Prill 1984 në Gjilan. Është një këngëtare shqiptare nga Gjilani, Kosovë. U bë e njohur pas prezantimit të saj në programin e vitit të ri në Radio Televizionin e Kosovës me këngën "Kthehu". Pas një kohe të shkurtë ajo nxori edhe këngën "Dridhem", që doli se ishte vjedhje e një kënge bullgare.
Është shumë e pëlqyer nga rinjtë në të gjitha trojet shqiptare, falë
imazhit të saj, veshjeve ekstravagante, teksteve filozofike,
gjimnastikës në skenë, por edhe këngëve të bukura që mund të
kategorizohen si turbofolk. Genta tani banon në Prishtinë, por ajo ka banuar për disa vite edhe në SHBA.
No comments:
Post a Comment