Elita Rudi lindi më 28 Qershor 1993. Elita Rudi është një këngëtare e njohur. Elita Rudi është jo vetëm një emër i njohur për audiencën shqiptare, por edhe një personazh mjaft i dashur nga të gjithë. Modeljen prej kohësh tashmë e shohim edhe në rolin e moderatores. Por, veç projekteve në ekran dhe në muzikë, që për hir të së vërtetës kanë qenë mjaft të suksesshme, kohëve të fundit Elita është në lidhje me këngetarin Gjiko, por ajo dëshiron që fokusi i audiencës mos të jetë tek jeta private.
Më datë 17 Mars 2016, Elita Rudi publikon videoklipin "Anderr". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Elita Rudi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016. Elita ka zgjedhur që këtë herë të testojë veten në një zhanër tjetër të artit, muzikën. Kënga e saj debutuese është një projekt për të cilin Elita është përkushtuar shumë duke u kujdesur për çdo detaj. Përveç këngës, vëmendjen e fansave të modeles e ka rrëmbyer edhe videoklipi i saj romantik dhe djali që e shoqëron në video. “Ai është Rroni, trajneri im i Salsa-s”, zbulon ajo, teksa pranon se është një adhuruese e zjarrtë e kërcimeve latine, detaj ky që e bën një romantike të “pashërueshme”. E pyetur se cilat janë raportet e saj me romanticitetin dhe sa romantike është Elita në përditshmëri, ajo thotë, – “Varet me kë. Nëse mendoj që është personi i duhur, atëherë jam romantike. Nuk është këngë për të gjithë njerëzit, nuk është komerciale”, ka treguar ajo. Vajza që i ka fituar zemrën këngetarit kosovar Gjiko, vjen sa e ëmbël me zërin melodioz në hyrje të këngës që duket si një baladë, por edhe aq shpërthyese në vazhdim, teksa transmeton energji dhe mjaft talent. “Unë e dua artin dhe të bukurën, ndaj nuk do ta cilësoja bindje, sepse ato tinguj që më flejnë në shpirt i reflektoj përmes “andrrës” time”, -tregon ajo.
No comments:
Post a Comment