Monday, May 28, 2018

Samanta karavella


Samanta Karavella është këngëtare e njohur e muzikës Pop, Dance dhe Baladë. Ajo numëron disa këngë, videoklipe, bashkëpunime dhe çmime. Që prej 2015-ës i është bashkuar "Max Production AL". Samanta ka provuar gjatë karrierës së deritanishme edhe aktrimin.Samanta Karavella lindi në 9 Korrik në vitin 1990. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë. Ajo këndon muzikën Pop, Dance dhe Baladë. Studimet e larta i ka kryer për Spanjisht dhe Marrëdhënie me Publikun. Është përfshirë në muzikë që në moshë të vogël kur zbuloi pasionin në moshën 6-vjeçare. Nuk i ka preferuar festivalet e fëmijëve pasi ka nisur të këndojë menjëherë këngët e të rriturve. Specifikisht muzikën italiane.Dalja e saj e parë në publikun e gjerë ishte në kompeticionin muzikor "Ethet e së premtes mbrëma". 
Megjithatë, në skenë ka dalë për herë të parë në moshën 9-vjeçare në "Teatrin Metropol" me këngën "Kur këndoj për ty moj nënë".
Kurse në moshën 14-vjeçare u ngjit për herë të parë në festival me këngën "Buzëqeshja" të kompozuar nga Valentin Veizi.
Videoklipi i parë erdhi disa vite më vonë, në 2009-ën me "S`të mbaj dot peng", nga Pirro Çako. Kurse iu bashkua "Max Production" në vitin 2015.
Njeh pianon, pasi ka marrë disa mësime në moshën 13-vjeçare nga të cilat hoqi dorë më vonë për shkak të pjesëmarrjes në "Ethet e së premtes mbrëma".
Samanta i shkruan vetë shumë nga tekstet e këngëve dhe i pari që shkroi ishte "Asnjo si un".
Vazhdimisht ka publikuar këngë single, ashtu siç edhe në bashkëpunim. Disa prej reperëve dhe këngëtarëve me të cilët ka bashkëpunuar janë 2Ton, Gent Fatali, Onat, Skivi, Blunt & Real, e të tjerë.

No comments:

Post a Comment