Monday, May 28, 2018

Besa Kokedhima

Besa Kokëdhima (e lindur më 29 maj 1988) e njohur si Besa është një artiste shumë e njohur dhe e suksesshme Shqiptare, autore e shumë Hiteve dhe fituese e shumë çmimeve në Festivalet e muzikës. Ajo është e njohur ndër të tjera për fitoren e edicionit të 10-të të Festivalit Kënga Magjike me "Tatuazh në Zemër" dhe edicionin e 6-të të Top Festme "Engjëjt vrasin Njëlloj".Besa Kokëdhima ka lindur në FierShqipëri, fëmijë e  Koço Kokëdhimës, një matematicien dhe sipërmarrës i njohur shqiptar dhe e bija e Brixhida Kokëdhimës, gjithashtu një matematiciene dhe manaxhere biznesi. Rrënjët e familjes së saj janë të lidhura me Qeparoin, në Rajonin e Bregdetit, rrethi i Vlorës. Kur ishte fëmijë, Besa aspironte të bëhej këngëtare. Ajo ishte e njohur në rrethin e saj për këndimin në shkollë e pjesëmarrje në evente të ndryshme artistike. Në moshën 13 vjeçare, ajo u shfaq publikisht për herë të parë në Radio Televizionin Shqiptar. Sipas Besës dhe prindërve të saj, ata nuk dëshëronin ta inkurajonin Besën për të ndjekur karrierën muzikore, sidoqoftë, ajo vazhdimisht merrte mësime pianoje. Në moshën 15 vjeçare ajo u largua në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar studimet e gjimnazit. Në të njejtin vit, ajo regjistroi koverin e parë, i cili ishte "Street Symphony" nga artistja Amerikane Monica. Një vit më vonë, kënga e saj debutuese  "Më Beso" shkruar nga producenti i suksesshëm  Florian Mumajesi, në bashkëpunim me grupin e sapoformuar shqiptar “Produkt 28”, rezultoi një sukses. Ajo fitoi Çmimin e Madh në festivalin "Mikorofoni i Artë" 2003. Kënga Hit i siguroi asaj më shumë njohje publike. Në moshen 19 vjeç, ajo u rikthye në Shqipëri dhe filloi të punonte në albumin e saj debutues, i cili u publikua në vitin 2006.Besa dallohet për zërin e saj shumë të veçantë dhe interpretimin shumë emocional të këngëve. Qasja e saj pasionante në muzikë e bën atë një nga artistet më të dashur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Albumi debutues i Besës u publikua ne 29 korrik 2006. Albumi i saj "Besa" rezultoi me shitje të mëdha për shkak të hiteve të mëdha të asaj kohe "Zonja dhe Zotërinj", "Mëngjesi Im Je Ti" "Lëshoje Hapin" etj. Albumi i saj debutues u shkrua në bashkëpunim me personalitete të mirënjohura të industrisë së muzikës në Shqiperi si: Dorian Gjoni, Florian Mumajesi, Genti Lako, Andy DJ, Stine etj. Ajo u zgjodh të përfaqësonte Shqiperinë në  MTV Exit Concert, më vone atë vit në koncertin e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave. Në 2006, ajo mori pjesë në Konkursin e Muzikës "Notafest" në  Maqedoni, ku u vleresua me Çmimin e parë të jurisë me këngën e suksesshme R&B "Lëshoje Hapin". Ajo mori pjesë në konkursin e muzikës  "Kënga Magjike" në  vitet 2006 & 2007, në të cilat u vlerësua respektivisht me çmimet "Kënga Dance më e mirë" me këngën "Tani të Dua" dhe "Jon Music" me këngën "Pa Yllin Tënd".
Në Top Fest, një tjetër festival prestigjoz shqiptar, ajo u vlerësua me çmimin "Best Pop & Rock" në 2007 me hitin e saj "Unik" dhe në 2008 ajo fitoi "Çmimi i Internetit" dhe më pas festivalin me këngën e saj Hit "Engjëjt Vrasin Njëlloj". Kënga mbeti nje hit për shumë vite të tjerë pasues dhe konsiderohet ende një nga këngët klasike të dashurisë në muzikën moderne Shqiptare.  
Në 2009 ajo provoi të përfaqësonte Rumaninë në Festivalin Europian të Këngës me këngën në anglisht "Nothin’ Gonna Change" dhe arriti në gjysmë-finale.
Ajo fitoi çmimin "Performanca më e Mirë" për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Ohrit, një festival muzike ndërkombëtar në Ohër të Maqedonisë, ku Besa përfaqësonte Shqiperinë me këngën "Versus", një këngë rrok. Në 2010, ajo u rikthye në Top Fest, dhe fitoi çmimin "Këngëtarja më e Mirë Femër" me këngën e saj "Kalorësi i Natës". Kënga më vonë u prezantua zyrtarisht me një video muzikore.  Ajo bashkëpunoi me kengetaren e mirënjohur nga Kosova, Jehona Sopi për këngën e tyre me fryme feministe R&B "Nuk jam ajo" e cila doli në tetor 2010.
Në 2011, Besa nxorri këngën e saj të re "Always on My Mind", e cila ishte regjistruar në anglisht.
Besa u rikthye tek  "Kënga Magjike" 2011, pas katër vitesh mungese , me "Botën do ndryshoja". Fjalët përcillnin një mesazh frymëzues për një dashuri, të madhe sa për të ndryshuar botën. Kënga u vlerësua me "Çmimin e Kritikes" dhe çmimin e tretë të Festivalit..
Në 2012 Besa publikoi këngën e saj të re "Fishekzjarre", si një hyrje në konkurim  në Top Fest. Kenga rezultoi e suksesshme dhe fitoi çmimin Radio Hit më vonë atë vit.
Ajo punoi në Rumani në 2013, me këngët e saj të reja dhe publikoi "Burning" në bashkëpunim me DJ Rumun,  LLP. 
Në verën e 2013 Besa publikoi një video muzikore për këngën e saj "Folie", e cila u kthye në hit të menjëhershëm.
Në gusht  2013, Besa u ftua të performonte në Festivalin Ndërkomëtar të Sopotit në  Sopot, Poloni , ku performoi "Fishekzjarre". Në festival ishin pjesëmarrës disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës së sotme në Europë, si Loreen, Imany, Caro Emerald etj. Në shtator  2013, ajo u ftua të përfaqësonte Shqiperinë në "Türkçe Vizyon 2013",  Festivali i Muzikës Turke. Ajo performoi një interpretim live të këngës "Gül Pembe", një nga hitet më personifikuese të artistit të mirënjohur turk me origjinë Shqiptare Barış Manço.
Në tetor Besa u rikthye tek  "Kënga Magjike" me këngën e fuqishme "Tatuazh në Zemër" .Kënga ishte e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe me poezi të Alban Skënderaj.
Në një konkurrencë të fortë me emrat më të mëdhenj shqiptarë në industrinë e muzikës, Besa fitoi.  Ajo gjithashtu fitoi çmimin "Kënga më e mirë Dance" në të njëjtën natë.
Në dhjetor 2013, Besa publikoi përmbledhjen e saj speciale për festat "Besa për Festat - EP", me 8 këngë tradicionale të Krishtlindjeve dhe festave të Fundvitit të përshtatura në gjuhën shqipe. Të gjithë këngët u shoqëruan nga video muzikore , ku merrnin pjesë Besa dhe Orkestra Kombëtare duke performuar në qëndrën e bulevardit të kryeqytetit, dekoruar enkas për xhirimet. Këngët u prodhuan nga të mirënjohurit Darko Dimitrov, Edi Balili, Klodian Qafoku dhe Mario Deda. Albumi Festiv përfshinte gjithashtu një version Krishtlindjesh të këngës fituese "Tatuazh në Zemër" së bashku me autorin Darko Dimitrov.
Në 2014 Besa publikoi "Zemrën Dot Nuk ta Lexoj" në bashkëpunim me rreperin e mirënjohur shqiptar 2Po2, këngë e shoqëruar me një video muzikore.
"Zemrën Dot Nuk ta Lexoj" është një nga këngët më të suksesshme të vitit 2014.
Në maj 2014, Besa publikoi "Mbretëreshë", e cila fitoi mori vlerësime maksimale si një nga punët artistike më të mira të Vitit.
Në fund të korrikut ajo publikoi "Zejemër" me solistin e grupit TDS, Dr.Mic. "Zejemër" mori përshtrypje pozitive dhe sukses të madh komercial .
Në fillim të gushtit  Besa gjithashtu nxorri videoklipin "Arabia" në bashkëpunim me rreperin gjerman Gmd Babydave. Video u xhirua në pamjet dhe arkitekturen orientale të Qipro-s .
Në dhjetor 2014, Besa publikoi këngën dhe albumin e Krishtlindjeve "Ti Je Festa Ime". "Ti Je Festa Ime" CD është edicioni i dytë i Albumit të Festave, albumi i parë i Festave ishte publikuar nga artistja në dhjetor të vitit 2013. Albumi ishte një nga projektet më të mirëpritura të vitit. Besa konsiderohet gjithashtu si artistja e parë në Balkan e cila ka bërë një traditë të Albumeve të Festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në gjuhën shqipe.  Kënga "Ti je Festa Ime' u shkrua dhe prodhua nga kompozitori dhe producenti i mirënjohur Darko Dimitrov dhe poezia nga Alex dhe Besa. Video projektoi të gjithë bukurinë dhe magjinë e Krishtlindjeve dhe sezonit të festave. Albumi përmbante gjithashtu kovera të këngëve klasike të Krishtlindjes në Shqip.
Në 14 shkurt 2015  ,Besa nxorri videon e re " #14 ". Balada e fuqishme u prezantua si fillim në koncertin “Mad Secret Concert” i cili u mbajt po atë ditë.  Koncerti ishte një recital nga Besa dhe vokalisti i grupit Jericho, Petrit Carkaxhiu, nga stacioni muzikor "Mad TV Albania".
Një javë më vonë, Besa publikoi Këngën Hit ndërkombëtar "Amelia" në bashkëpunim me artistin e mirënjohur rumun Mattyas. Kënga u promovua nga Studio Ndërkombëtare e Muzikes "Roton Music". Kënga u kthye në një Hit Veror.  Besa rikthehet në Verë me këngën inovative, RnB underground "All in". Kënga erdhi në bashkëpunim me Hit-bërësin e famshëm Flori Mumajesi dhe Vicky DJ, një nga DJ më të njohur në skenën e muzikës shqiptare.
Besa ka lajmëruar që albumi i saj më i ri do të lëshohet këtë dhjetor. 

No comments:

Post a Comment