Monday, May 28, 2018

Luana Vjollca

Luana Vjollca është një moderatore televizive, kërcimtare ,modele dhe këngëtare shqiptare.U lind në 2 shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Fillimisht doli si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas si moderatore në disa emisione si “Summer Fest”, “Top Fest” , “E Diell”. Në sezonin televiziv 2016-2017, Luana pati emisionin e saj Prime Time, në Top Channel, “Pa limit”.
Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, por radha nuk është e tillë. Luana e nisi fillimisht me muzikën. Është ngjitur në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj.  Luana ka studiuar kanto për dy vite, kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta zgjodhi ekonominë. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi.Programi i humorit “Pa Limit”, nën moderimin e Luanës derivoi nga rubrika e programit të së dielës, “E Diell” dhe u transmetua si emision më vete. Edhe në “E Diell” rubrika moderohej nga ajo. Në të njëjtin program moderatorja ka pasur rubrika të ndryshme si “Të Çmendur Pas” dhe “Dueli i Heshtur” të realizuar gjatë sezoneve 2015-2016.
Në programe si “Top Fest” dhe “Summer Fest” ka qenë e shoqëruar në bashkëprezantim nga e motra, Marina. Në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi.
Për 6 vite Luana prezantoi motin, çdo mbrëmje pas edicionit qendror të lajmeve në “Top Channel”, nga 2009-ta deri në 2015-ën.
Në 2017, Luana Vjollca prezantoi "Pa Limit", transmetuar Prime-Time ne Top Channel. 
Luana ka qenë për 2 vite imazh i ‘DigitAlb’ dhe i disa kompanive të tjera, por për kontrata afatshkurtra.Në muzikë u rikthye në vitin 2013 me këngën “Tërbohu”, e pas saj në vitin 2014 me baladën e shoqëruar me videoklip, të titulluar “Askush s`do ta besojë”.
Më pas bashkëpunoi me Blunt dhe Real në këngën “Luanët” e shoqëruar me videoklip.
Të tjera projekte muzikore janë “E jemja” e publikuar në Mars të 2015-ës dhe 4 muaj më vonë erdhi bashkëpunimi me Getoarin. Kënga ishte “Tirana Lifestyle”.
Në 2016-ën publikoi dy projekte muzikore në të cilat erdhi vetëm. “Ai” dhe “Je veç ti” ishin të dyja këngë dashurie, me dallimin se “Je veç ti” baladë dhe “Ai” ritmike.

No comments:

Post a Comment