Tuesday, June 5, 2018

Ardian Bujupi







Ardian Bujupi (lindur më 27 prill 1991) këngëtar, shqiptar nga Kosova me vendqëndrim në Gjermani.
Ardiani u lind në rrethana të luftës dhe që në moshen një vejeçare, familja e tij migrojë në Gjermani. Rrethanat dhe vështërsit që i solli migrimi e para së gjithash lufta bënë që Ardiani të jetë ngusht i lidhur për familjen. I ati, Bashkimi dhe e ëma e tij Taiba, me të vendosur në Gjermani, në Haidelberg, u përpjekën që të krijonin kushte brenda mundësive për shkollim fëmijve të tyre. Kështu përderisa dy motrat e tij tani (2010) vijojnë studimet e larta, Ardiani krahas shërbimit civil që kryen pranë një kuzhine të qendrës së uzines së studentëve në Haidelberg, merret edhe me muzikë. Si adhurues i muzikës dhe mikë i fëmijve, gjatë shpërndarjes së ushqimit nëpër kopshte të fëmijve, Ardiani këndon së bashku edhe me ta.
Si fëmijë Ardiani pasion e kishte muzikën, dhe asaj asnjëherë nuk ju n'da. Kështu që pjesmarrja e tij në ngjarje që kanë të bëjnë me muzikën ishte vetem qështje kohe. Format e reja të shfaqjeve televizive, nëpër të cilat muzibërsit hulumtojnë këngëtar për Ardianin ishin një mundësi për tu paraqitur para një publiku më të gjërë. Pjesmarrja e tij në një shfaqje të till televizive, të muzikëbërsit të njohur gjerman Diëtër Bouvling, në shfaqjen "Gjermania kërkon Siperyllin" (Deutschland sucht den Superstar) nuk kishte si të ishte ndryshe, pa marr parasysh pozicionin, veq se një sukses para publikut.
Ardiani është adhurues i drejtimeve muzikore R'n'B (arë-en-bi) dhe Hip Hop, si dhe pedantë jo vetem në veshmbathje.

Monday, June 4, 2018

Best Video

Noizy live ne Tiran open air with He's songs.Noizy debutoi në industrinë e muzikës më 20 dhjetor 2004 me këngën On Top of the Rest që ai luajti në një music contest Top Fest të organizuar nga Top Channel. Në vitin 2009 lëshoi albumin e tij të parë Pak Më Ndryshe. U desh gati një vit i plotë për t'u lëshuar në mënyrë shumë profesionale, të incizuara dhe të përziera nga inxhinieri britanike Tom "On the Mix" Gillieron, GBMC dhe Noizy vetë.Në vitin 2010 Noizy nisi një mixtape të quajtur Most Wanted Mixtape.
Ai është i njohur për miqësinë e tij, sepse ka shumë miq të njohur si Blerim Destani, MC Kresha, Ledri Vula dhe më shumë. Noizy është gjithashtu një kampion në betejat e rrugës "Street Fight", ku ai u shpall kampion i Londrës në 15 ndeshje dhe 15 fitore.
Noizy gjithashtu luajti në një film shqiptar të quajtur ZORI, i cili u publikua në vitin 2015.
Në 2016 Noizy lëshoi albumin e tij të shtatë në studio të quajtur ZinCity. Një nga këngët e tij të albumit "Grande" arriti 15 milionë shikime në YouTube.
Në 2014 Noizy nisi një bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare Enca Haxhia, e cila u bë pjesë e grupit O.T.R.
Më 15 qershor 2016 Noizy lëshoi një këngë tjetër me Enca Haxhia të quajtur "Bow Down", e cila arriti në më shumë se 90 milionë shikime të YouTube.
Noizy lëshoi një tjetër "Midis Tirone", e cila arriti në 1.000.000 shikime brenda 24 orëve dhe kënga u bë e disponueshme për music download më 5 nëntor 2016, në dispozicion për iTunes dhe Deezer.
"Midis Tirone" u lirua më 5 nëntor 2016 dhe debutoi në numrin një në ASL Music duke tejkaluar këngëtarët e njohur si Otilia, Faydee, [Inna] dhe më shumë.   Më 5 dhjetor 2016 Noizy lëshoi një këngë të re në YouTube të quajtur "A te kujtohet", e cila u bë e disponueshme në iTunes, Spotify dhe Deezer.

Monday, May 28, 2018

Dua lipa

Dua Lipa (lindur më 22 gusht 1995) është një këngëtare tekstshkruese, dhe modele shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli. Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte cover këngë nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe së shpejti lancoi këngën e saj të parë. Në dhjetor të vitit 2016, një dokumentar rreth Lipës ishte autorizuar nga revista The Fader, titulluar See in Blue.
Në janar të vitit 2017, ajo fitoi çmimin publik të zgjedhjes EBBA. Albumi i saj debutues i emërtuar sipas vetvetes Dua Lipa doli në treg më 2 qershor të 2017. Albumi u vleresua shumë mirë nga kritikët, dhe u pozicionua në vend të pestë në toplistën zyrtare të albumeve në Angli dhe gjithashtu u bë pjesë e listës së gjatë të billboard top 200 albums charts. Madje një ditë pas publikimit të albumit, ai u pozicionua në vendin e parë në iTunes në Angli.Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995. Prindërit e saj janë shqiptarë nga Kosova të larguar nga Prishtina në vitet 1990. Në mesin e shkollave ajo ka ndjekur është Sylvia Young Theatre School. Ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë në vitin 2008, viti kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia. Në moshën 15-vjeçare, ajo u kthye në Londër për të ndërtuar një karrierë në muzikë dhe jetonte me miqtë e saj. Ajo filloi të punonte si modele në moshën 17-vjeçare.
Lipa u rrit duke dëgjuar babain e saj të këndojë, këngëtarin rock Dukagjin Lipa. Në moshën 14 vjeçare ajo filloj të publikojë në YouTube, covers të këngëve të saj të preferuara nga artistët si Christina Aguilera dhe Nelly Furtado.Në vitin 2015, Lipa filloi të punojë si në albumin e saj debutues për Warner Bros. Records. Në gusht 2015 ajo nxori këngën e saj të parë "New Love",me prodhim të Emile Haynie dhe Andrew Wyatt. Ajo e nxori këngën e dytë "Be the One," të shkruar nga Lucy "Pawws" Taylor në tetor 2015. Lipa ka thënë se "Be the One është kënga e vetme në albumin tim që unë nuk e kam shkruar ... [por] Unë nuk mundesha të mos e marrë atë, është e preferuara ime."] Në 18 shkurt 2016 ajo lançoi këngë e saj të tretë "Last Dance" e cila pati një sukses të madhë. Ne 6 maj të vitit 2016 publikoi këngën që do ta bënte te famshme në Angli e cila quhet Hotter Than Hell e cila pati 1 million kopje të shitura në Mbretërinë e bashkuar. Këngët e tjera të saj Jane blow your mindRoom for twoNo lie në bashkëpunim me Sean Paul, Thinking bout youScared to be lonely në bashkëpunim me Martin Garrix, liyl ne bashkepunim me Miguel, new rules she my love në bashkepunim me wale, major lazer dhe wizkid.
Lipa e përshkruan stilin e saj muzikor si "pop i errët"("dark pop"). On 30 November 2015, she was revealed as one of the acts on the BBC Sound of...2016 long list.Turneu i saj i parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë ka filluar në janar 2016.Albumi i saj debutues është nxjerrë më 2 qershor 2017. Kënga e saj "New Rules" ishte globalisht shumë e suksesshme, duke arritur numrin 1 në Britani të Madhe dhe numrin 8 në SHBA. Videoja për "New Rules" është klikuar rreth 940 milion herë (26 Janar 2018). Në fillim të 2018, Lipa nxori këngen tjetër nga albumi "Dua Lipa" e quajtur "IDGAF". Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Britani. Ajo tani është duke punuar në albumin e saj të dytë.

Elita Rudi

Elita Rudi lindi më 28 Qershor 1993. Elita Rudi është një këngëtare e njohur. Elita Rudi është jo vetëm një emër i njohur për audiencën shqiptare, por edhe një personazh mjaft i dashur nga të gjithë. Modeljen prej kohësh tashmë e shohim edhe në rolin e moderatores. Por, veç projekteve në ekran dhe në muzikë, që për hir të së vërtetës kanë qenë mjaft të suksesshme, kohëve të fundit Elita është në lidhje me këngetarin Gjiko, por ajo dëshiron që fokusi i audiencës mos të jetë tek jeta private.
Më datë 17 Mars 2016, Elita Rudi publikon videoklipin "Anderr". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Elita Rudi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016. Elita ka zgjedhur që këtë herë të testojë veten në një zhanër tjetër të artit, muzikën. Kënga e saj debutuese është një projekt për të cilin Elita është përkushtuar shumë duke u kujdesur për çdo detaj. Përveç këngës, vëmendjen e fansave të modeles e ka rrëmbyer edhe videoklipi i saj romantik dhe djali që e shoqëron në video. “Ai është Rroni, trajneri im i Salsa-s”, zbulon ajo, teksa pranon se është një adhuruese e zjarrtë e kërcimeve latine, detaj ky që e bën një romantike të “pashërueshme”. E pyetur se cilat janë raportet e saj me romanticitetin dhe sa romantike është Elita në përditshmëri, ajo thotë, – “Varet me kë. Nëse mendoj që është personi i duhur, atëherë jam romantike. Nuk është këngë për të gjithë njerëzit, nuk është komerciale”, ka treguar ajo. Vajza që i ka fituar zemrën këngetarit kosovar Gjiko, vjen sa e ëmbël me zërin melodioz në hyrje të këngës që duket si një baladë, por edhe aq shpërthyese në vazhdim, teksa transmeton energji dhe mjaft talent. “Unë e dua artin dhe të bukurën, ndaj nuk do ta cilësoja bindje, sepse ato tinguj që më flejnë në shpirt i reflektoj përmes “andrrës” time”, -tregon ajo.

Shkurte Gashi

Shkurte Gashi është këngëtare e njohur. Emri i saj nuk është i panjohur, aq edhe zëri e këngët e saj, të cilat janë të dashura e të pëlqyera për publikun shqiptar. Siç thonë, kjo është më e mira që i këndon baladat. Di t’ia qëllojë, por edhe të dijë çka do shpirti e zemra e fansave të vet të shumtë. Shkurtja është mjaft e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore në Kosovë e në diasporë, sikur edhe në dasma e ahengje të familjeve shqiptare. Me këngët e saj, me atmosferën që di ta krijojë në ato gazmende, kemi pasur rastin ta shohim kur edhe e kanë mbuluar të tërën me para e dhurata. Shkurtja nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private. “Jetën time private gjithmonë ka dashur dhe dua ta ruaj vetëm për vete. Ajo pjesë është e jetës sime dhe dua ta kem vetëm për veten time” – thotë Shkurta. Suksese te shumta ka arritur ne bashkepunim me Threedots dhe ne veçanti me Flori Mumajesin. 
Në Qershor 2004, Shkurte Gashi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Larg Nga Syte". 
Më datë 23 Korrik 2009, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Mua M'ke Shkel Me Kembe". 
Në Dhjetor 2009, Shkurte Gashi merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Vetëm Unë Jam Dukat". 
Në vitin 2009, Shkurte Gashi publikon albumin "Vetëm Unë Jam Dukat". 
Në vitin 2010, Shkurte Gashi publikon albumin "Hajde". 
Në vitin 2012, Shkurte Gashi publikon albumin "Live".
Më datë 8 Mars 2014, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Godet Shpirtin". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.
Më datë 15 Shkurt 2015, Blero publikon videoklipin "5", në bashkëpunim me Shkurte Gashi. Muzika e këngës u punua nga Elephant, Blero, Astrit Stafai, teksti u shkrua nga Fatmir Muja, Blero, Chipsi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elephant. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. 
Më datë 30 Dhjetor 2015, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Nuk Te Fal". Muzika e këngës u punua nga vetë Shkurte Gashi, teksti u shkrua nga vetë Shkurte Gashi. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative. 
Në vitin 2015, Shkurte Gashi publikon albumin "Live". 
Në vitin 2015, Musli Kuqi & Shkurte Gashi publikojnë albumin "Live 2015". 
Më datë 27 Prill 2016, Ramadan Krasniqi & Shkurte Gashi publikojnë videoklipin "Zemra Falet". Muzika e këngës u punua nga Arsim Bunjaku, Elephant, teksti u shkrua nga Arsim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga Asha. 
Më datë 27 Dhjetor 2016, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Tu Luta", në bashkëpunim me Flori Mumajesi. Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. 
Më datë 3 Qershor 2017, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Do Mbijetoj". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Me këtë këngë, Shkurte Gashi merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Arilena Ara

Arilena Ara (lindur më 17 korrik 1998) e njohur nga emri i saj artistik Arilena është një këngëtare Shqipëtare. Ajo është fituesja e sezonit te dytë e emisionit shqipëtar X Factor. Ajo është një këngëtare shumë e njohur. Arilena Ara është sensacion i ri i muzikës moderne shqiptare. Ky moment i shkëlqyer në karrierën e saj, përgënjeshtron thëniet se të gjithë këngëtarët e dalë nga një "Talent Show", janë të destinuar që shumë shpejt të mbesin në hije. Arilena Ara ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shkodër. Tirana e lidhi Arilenën me TV Klan ku si fillim u prezantua në "Gjeniu i Vogel" dhe më pas ajo vendosi të konkurronte në X Factor Albania. Kjo ishte dëshira e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak muaj para se Arilena të prezantohej në X Factor 2. Arilena fitoi kompeticionin duke i dedikuar fitoren babait të saj. Ajo fitoi dhe një kontratë menaxhimi nga organizatorët e spektaklit X Factor. Duke parë moshën e saj (atëherë vetëm 15 vjeç), menaxhimi i saj vendosi që mos të nxitohej me karrierën e Arilenës.Arilena Ara ka lindur në Shkodër. Ajo si fillim mori pjesë në Gjeniu i Vogël, një emision i talenteve të këndimit dhe zuri vendin e 3. Pas vdekjes së babait, ajo mori pjesë në, sezonin e 2 të X Factor Shqipëtar, i cili u mbajt nga 28 tetor 2012 deri në 31 mars 2013 në TV Klan. Ajo në audicione Tirana performoi një version akustik të Ana Johnsson's "We Are". Ajo ishte e mentoruar nga Altuna Sejdiu në kategorinë e "vajzave". Në finale, ajo këndoi Mary J Blige's "No More Drama" dhe Rihanna's "Man Down" dhe "S&M" si duet me trajneren e saj Tuna për fitore. Në vijim Arilena u angazhua në emisionin "Dance With Me" 2 duke konkurruar me partnerin e saj Labi, një gazetar nga Kosova i njohur nga emisioni "Një kafe me Labin"). Në 26 shtator 2014 ajo lançoi këngën e saj të parë "Aeroplan", me videoklip që arriti mbi 2 milion shikime<ref>https://www.youtube.com/watch?v=MqW_cW_nLmw/ref> në rrjetin social YouTube. Pas këngës "Aeroplan" ajo publikoi këngën "Business Class" që gjithashtu kishte shumë shikime në YouTube si dhe këngën e saj të tretë të quajtur "Vegim" e dedikuar për vdekjen e babait të saj.

Besa Kokedhima

Besa Kokëdhima (e lindur më 29 maj 1988) e njohur si Besa është një artiste shumë e njohur dhe e suksesshme Shqiptare, autore e shumë Hiteve dhe fituese e shumë çmimeve në Festivalet e muzikës. Ajo është e njohur ndër të tjera për fitoren e edicionit të 10-të të Festivalit Kënga Magjike me "Tatuazh në Zemër" dhe edicionin e 6-të të Top Festme "Engjëjt vrasin Njëlloj".Besa Kokëdhima ka lindur në FierShqipëri, fëmijë e  Koço Kokëdhimës, një matematicien dhe sipërmarrës i njohur shqiptar dhe e bija e Brixhida Kokëdhimës, gjithashtu një matematiciene dhe manaxhere biznesi. Rrënjët e familjes së saj janë të lidhura me Qeparoin, në Rajonin e Bregdetit, rrethi i Vlorës. Kur ishte fëmijë, Besa aspironte të bëhej këngëtare. Ajo ishte e njohur në rrethin e saj për këndimin në shkollë e pjesëmarrje në evente të ndryshme artistike. Në moshën 13 vjeçare, ajo u shfaq publikisht për herë të parë në Radio Televizionin Shqiptar. Sipas Besës dhe prindërve të saj, ata nuk dëshëronin ta inkurajonin Besën për të ndjekur karrierën muzikore, sidoqoftë, ajo vazhdimisht merrte mësime pianoje. Në moshën 15 vjeçare ajo u largua në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar studimet e gjimnazit. Në të njejtin vit, ajo regjistroi koverin e parë, i cili ishte "Street Symphony" nga artistja Amerikane Monica. Një vit më vonë, kënga e saj debutuese  "Më Beso" shkruar nga producenti i suksesshëm  Florian Mumajesi, në bashkëpunim me grupin e sapoformuar shqiptar “Produkt 28”, rezultoi një sukses. Ajo fitoi Çmimin e Madh në festivalin "Mikorofoni i Artë" 2003. Kënga Hit i siguroi asaj më shumë njohje publike. Në moshen 19 vjeç, ajo u rikthye në Shqipëri dhe filloi të punonte në albumin e saj debutues, i cili u publikua në vitin 2006.Besa dallohet për zërin e saj shumë të veçantë dhe interpretimin shumë emocional të këngëve. Qasja e saj pasionante në muzikë e bën atë një nga artistet më të dashur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Albumi debutues i Besës u publikua ne 29 korrik 2006. Albumi i saj "Besa" rezultoi me shitje të mëdha për shkak të hiteve të mëdha të asaj kohe "Zonja dhe Zotërinj", "Mëngjesi Im Je Ti" "Lëshoje Hapin" etj. Albumi i saj debutues u shkrua në bashkëpunim me personalitete të mirënjohura të industrisë së muzikës në Shqiperi si: Dorian Gjoni, Florian Mumajesi, Genti Lako, Andy DJ, Stine etj. Ajo u zgjodh të përfaqësonte Shqiperinë në  MTV Exit Concert, më vone atë vit në koncertin e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave. Në 2006, ajo mori pjesë në Konkursin e Muzikës "Notafest" në  Maqedoni, ku u vleresua me Çmimin e parë të jurisë me këngën e suksesshme R&B "Lëshoje Hapin". Ajo mori pjesë në konkursin e muzikës  "Kënga Magjike" në  vitet 2006 & 2007, në të cilat u vlerësua respektivisht me çmimet "Kënga Dance më e mirë" me këngën "Tani të Dua" dhe "Jon Music" me këngën "Pa Yllin Tënd".
Në Top Fest, një tjetër festival prestigjoz shqiptar, ajo u vlerësua me çmimin "Best Pop & Rock" në 2007 me hitin e saj "Unik" dhe në 2008 ajo fitoi "Çmimi i Internetit" dhe më pas festivalin me këngën e saj Hit "Engjëjt Vrasin Njëlloj". Kënga mbeti nje hit për shumë vite të tjerë pasues dhe konsiderohet ende një nga këngët klasike të dashurisë në muzikën moderne Shqiptare.  
Në 2009 ajo provoi të përfaqësonte Rumaninë në Festivalin Europian të Këngës me këngën në anglisht "Nothin’ Gonna Change" dhe arriti në gjysmë-finale.
Ajo fitoi çmimin "Performanca më e Mirë" për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Ohrit, një festival muzike ndërkombëtar në Ohër të Maqedonisë, ku Besa përfaqësonte Shqiperinë me këngën "Versus", një këngë rrok. Në 2010, ajo u rikthye në Top Fest, dhe fitoi çmimin "Këngëtarja më e Mirë Femër" me këngën e saj "Kalorësi i Natës". Kënga më vonë u prezantua zyrtarisht me një video muzikore.  Ajo bashkëpunoi me kengetaren e mirënjohur nga Kosova, Jehona Sopi për këngën e tyre me fryme feministe R&B "Nuk jam ajo" e cila doli në tetor 2010.
Në 2011, Besa nxorri këngën e saj të re "Always on My Mind", e cila ishte regjistruar në anglisht.
Besa u rikthye tek  "Kënga Magjike" 2011, pas katër vitesh mungese , me "Botën do ndryshoja". Fjalët përcillnin një mesazh frymëzues për një dashuri, të madhe sa për të ndryshuar botën. Kënga u vlerësua me "Çmimin e Kritikes" dhe çmimin e tretë të Festivalit..
Në 2012 Besa publikoi këngën e saj të re "Fishekzjarre", si një hyrje në konkurim  në Top Fest. Kenga rezultoi e suksesshme dhe fitoi çmimin Radio Hit më vonë atë vit.
Ajo punoi në Rumani në 2013, me këngët e saj të reja dhe publikoi "Burning" në bashkëpunim me DJ Rumun,  LLP. 
Në verën e 2013 Besa publikoi një video muzikore për këngën e saj "Folie", e cila u kthye në hit të menjëhershëm.
Në gusht  2013, Besa u ftua të performonte në Festivalin Ndërkomëtar të Sopotit në  Sopot, Poloni , ku performoi "Fishekzjarre". Në festival ishin pjesëmarrës disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës së sotme në Europë, si Loreen, Imany, Caro Emerald etj. Në shtator  2013, ajo u ftua të përfaqësonte Shqiperinë në "Türkçe Vizyon 2013",  Festivali i Muzikës Turke. Ajo performoi një interpretim live të këngës "Gül Pembe", një nga hitet më personifikuese të artistit të mirënjohur turk me origjinë Shqiptare Barış Manço.
Në tetor Besa u rikthye tek  "Kënga Magjike" me këngën e fuqishme "Tatuazh në Zemër" .Kënga ishte e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe me poezi të Alban Skënderaj.
Në një konkurrencë të fortë me emrat më të mëdhenj shqiptarë në industrinë e muzikës, Besa fitoi.  Ajo gjithashtu fitoi çmimin "Kënga më e mirë Dance" në të njëjtën natë.
Në dhjetor 2013, Besa publikoi përmbledhjen e saj speciale për festat "Besa për Festat - EP", me 8 këngë tradicionale të Krishtlindjeve dhe festave të Fundvitit të përshtatura në gjuhën shqipe. Të gjithë këngët u shoqëruan nga video muzikore , ku merrnin pjesë Besa dhe Orkestra Kombëtare duke performuar në qëndrën e bulevardit të kryeqytetit, dekoruar enkas për xhirimet. Këngët u prodhuan nga të mirënjohurit Darko Dimitrov, Edi Balili, Klodian Qafoku dhe Mario Deda. Albumi Festiv përfshinte gjithashtu një version Krishtlindjesh të këngës fituese "Tatuazh në Zemër" së bashku me autorin Darko Dimitrov.
Në 2014 Besa publikoi "Zemrën Dot Nuk ta Lexoj" në bashkëpunim me rreperin e mirënjohur shqiptar 2Po2, këngë e shoqëruar me një video muzikore.
"Zemrën Dot Nuk ta Lexoj" është një nga këngët më të suksesshme të vitit 2014.
Në maj 2014, Besa publikoi "Mbretëreshë", e cila fitoi mori vlerësime maksimale si një nga punët artistike më të mira të Vitit.
Në fund të korrikut ajo publikoi "Zejemër" me solistin e grupit TDS, Dr.Mic. "Zejemër" mori përshtrypje pozitive dhe sukses të madh komercial .
Në fillim të gushtit  Besa gjithashtu nxorri videoklipin "Arabia" në bashkëpunim me rreperin gjerman Gmd Babydave. Video u xhirua në pamjet dhe arkitekturen orientale të Qipro-s .
Në dhjetor 2014, Besa publikoi këngën dhe albumin e Krishtlindjeve "Ti Je Festa Ime". "Ti Je Festa Ime" CD është edicioni i dytë i Albumit të Festave, albumi i parë i Festave ishte publikuar nga artistja në dhjetor të vitit 2013. Albumi ishte një nga projektet më të mirëpritura të vitit. Besa konsiderohet gjithashtu si artistja e parë në Balkan e cila ka bërë një traditë të Albumeve të Festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në gjuhën shqipe.  Kënga "Ti je Festa Ime' u shkrua dhe prodhua nga kompozitori dhe producenti i mirënjohur Darko Dimitrov dhe poezia nga Alex dhe Besa. Video projektoi të gjithë bukurinë dhe magjinë e Krishtlindjeve dhe sezonit të festave. Albumi përmbante gjithashtu kovera të këngëve klasike të Krishtlindjes në Shqip.
Në 14 shkurt 2015  ,Besa nxorri videon e re " #14 ". Balada e fuqishme u prezantua si fillim në koncertin “Mad Secret Concert” i cili u mbajt po atë ditë.  Koncerti ishte një recital nga Besa dhe vokalisti i grupit Jericho, Petrit Carkaxhiu, nga stacioni muzikor "Mad TV Albania".
Një javë më vonë, Besa publikoi Këngën Hit ndërkombëtar "Amelia" në bashkëpunim me artistin e mirënjohur rumun Mattyas. Kënga u promovua nga Studio Ndërkombëtare e Muzikes "Roton Music". Kënga u kthye në një Hit Veror.  Besa rikthehet në Verë me këngën inovative, RnB underground "All in". Kënga erdhi në bashkëpunim me Hit-bërësin e famshëm Flori Mumajesi dhe Vicky DJ, një nga DJ më të njohur në skenën e muzikës shqiptare.
Besa ka lajmëruar që albumi i saj më i ri do të lëshohet këtë dhjetor. 

Luana Vjollca

Luana Vjollca është një moderatore televizive, kërcimtare ,modele dhe këngëtare shqiptare.U lind në 2 shtator 1991, në Shqipëri, Tiranë. Fillimisht doli si velinë e programit investigativ “Fiks Fare“ në vitin 2007. Më pas si moderatore në disa emisione si “Summer Fest”, “Top Fest” , “E Diell”. Në sezonin televiziv 2016-2017, Luana pati emisionin e saj Prime Time, në Top Channel, “Pa limit”.
Fëmijërinë e kaloi në Tiranë, aty ku ende jeton. Publiku e mban mend fillimisht si velinë, më pas moderatore dhe vitet e fundit edhe si këngëtare, por radha nuk është e tillë. Luana e nisi fillimisht me muzikën. Është ngjitur në skenë në Festivalin e Fëmijëve bashkë me Marinën, motrën e saj.  Luana ka studiuar kanto për dy vite, kur ishte 9 vjeçe dhe më pas 1 vit studioi kitarë dhe 1 vit violinë. Për studime të larta zgjodhi ekonominë. Në vitin 2014 përfundoi studimet Master në Ekonomi.Programi i humorit “Pa Limit”, nën moderimin e Luanës derivoi nga rubrika e programit të së dielës, “E Diell” dhe u transmetua si emision më vete. Edhe në “E Diell” rubrika moderohej nga ajo. Në të njëjtin program moderatorja ka pasur rubrika të ndryshme si “Të Çmendur Pas” dhe “Dueli i Heshtur” të realizuar gjatë sezoneve 2015-2016.
Në programe si “Top Fest” dhe “Summer Fest” ka qenë e shoqëruar në bashkëprezantim nga e motra, Marina. Në kompeticionin muzikor “Top Fest”, ka prezantuar nga viti 2010 në 2014-ën, kurse në “Summer Fest” nga viti 2012 në vitin 2015, pra për 4 sezone radhazi.
Për 6 vite Luana prezantoi motin, çdo mbrëmje pas edicionit qendror të lajmeve në “Top Channel”, nga 2009-ta deri në 2015-ën.
Në 2017, Luana Vjollca prezantoi "Pa Limit", transmetuar Prime-Time ne Top Channel. 
Luana ka qenë për 2 vite imazh i ‘DigitAlb’ dhe i disa kompanive të tjera, por për kontrata afatshkurtra.Në muzikë u rikthye në vitin 2013 me këngën “Tërbohu”, e pas saj në vitin 2014 me baladën e shoqëruar me videoklip, të titulluar “Askush s`do ta besojë”.
Më pas bashkëpunoi me Blunt dhe Real në këngën “Luanët” e shoqëruar me videoklip.
Të tjera projekte muzikore janë “E jemja” e publikuar në Mars të 2015-ës dhe 4 muaj më vonë erdhi bashkëpunimi me Getoarin. Kënga ishte “Tirana Lifestyle”.
Në 2016-ën publikoi dy projekte muzikore në të cilat erdhi vetëm. “Ai” dhe “Je veç ti” ishin të dyja këngë dashurie, me dallimin se “Je veç ti” baladë dhe “Ai” ritmike.

Rina Balaj

Rina Balaj është këngëtare e njohur. Këngëtarja Balerina Balaj është pjesë e OnRecords, dhe të gjithë e njohin si Rina. 

Në vitin 2015, Rina Balaj merr pjesë në X Factor Albania 4. 

Më datë 13 Dhjetor 2017, Rina publikon videoklipin “Janari”, në bashkëpunim me Endri. Muzika e këngës u punua nga Zzap & Chriss, teksti u shkrua nga Fuego. Videoklipi u prodhua nga “FILMNATION”, për flokët u përkujdes Bessi, për make up Dafina. 

Më datë 14 Mars 2018, Rina publikon videoklipin "Per Ty". Muzika e këngës u punua nga Zzap & Chriss, teksti u shkrua nga Zzap, Fuego dhe Sparksi, videoklipi u prodhua nga ”FILMNATION”, për flokët u përkujdes Shpendi, per make up Erezana Zeka. 

Më datë 11 Prill 2018, Rina publikon videoklipin "Ska Konkurenc", në bashkëpunim me Fero. Videoklipi u prodhua nga Filmnation.

Baby G

Baby G is a popular singer. Baby G eshte nje kengetare e re ne skenen tone muzikore. Kengetarja Gordana Kingji e njohur ne publik me emrin Baby G, e cila ishte pjese e On Records. 
Më datë 18 Mars 2016, Getinjo publikon videoklipin "Monster", në bashkëpunim me Baby G. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. 
Gordana Kingji ishte shumë afër arritjes së marrëveshjes me “Sony Music”. Lajmi nga artistja dhe menaxheri i saj është konfirmuar për Prive, duke thënë se tashmë janë në negociatat finale për një kontratë afatëgjatë. Diçka nuk funksionoi dhe Baby G, u largua nga labeli On Records. 
Ajo ka jetuar ne Londer me prinderit e saj por puna e ka detyruar qe te vij dhe te jetoj ne Kosove por sa here ka kohe ajo shkon dhe atje. Ajo gjithashtu per tu treguar te gjitheve se eshte krenare qe eshte shqipetare ka bere edhe nje tatuazh ku shihet shqiponja e flamurit tone. 
Më datë 1 Qershor 2016, Baby G publikon videoklipin "I Win". 
Më datë 13 Korrik 2016, Baby G publikon videoklipin "Eja", në bashkëpunim me Besnik Qaka. 
Më datë 5 Maj 2017, Baby G publikon videoklipin "Enough". 
Më datë 17 Korrik 2017, Baby G publikon videoklipin "No Kiss", në bashkëpunim me Fero. 
Më datë 29 Dhjetor 2017, Baby G publikon videoklipin "Mos U Nal". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, Cricket. Videoklipi u prodhua nga MAX Production. 
Baby G ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Qika".

Samanta karavella


Samanta Karavella është këngëtare e njohur e muzikës Pop, Dance dhe Baladë. Ajo numëron disa këngë, videoklipe, bashkëpunime dhe çmime. Që prej 2015-ës i është bashkuar "Max Production AL". Samanta ka provuar gjatë karrierës së deritanishme edhe aktrimin.Samanta Karavella lindi në 9 Korrik në vitin 1990. Fëmijërinë e kaloi në Tiranë. Ajo këndon muzikën Pop, Dance dhe Baladë. Studimet e larta i ka kryer për Spanjisht dhe Marrëdhënie me Publikun. Është përfshirë në muzikë që në moshë të vogël kur zbuloi pasionin në moshën 6-vjeçare. Nuk i ka preferuar festivalet e fëmijëve pasi ka nisur të këndojë menjëherë këngët e të rriturve. Specifikisht muzikën italiane.Dalja e saj e parë në publikun e gjerë ishte në kompeticionin muzikor "Ethet e së premtes mbrëma". 
Megjithatë, në skenë ka dalë për herë të parë në moshën 9-vjeçare në "Teatrin Metropol" me këngën "Kur këndoj për ty moj nënë".
Kurse në moshën 14-vjeçare u ngjit për herë të parë në festival me këngën "Buzëqeshja" të kompozuar nga Valentin Veizi.
Videoklipi i parë erdhi disa vite më vonë, në 2009-ën me "S`të mbaj dot peng", nga Pirro Çako. Kurse iu bashkua "Max Production" në vitin 2015.
Njeh pianon, pasi ka marrë disa mësime në moshën 13-vjeçare nga të cilat hoqi dorë më vonë për shkak të pjesëmarrjes në "Ethet e së premtes mbrëma".
Samanta i shkruan vetë shumë nga tekstet e këngëve dhe i pari që shkroi ishte "Asnjo si un".
Vazhdimisht ka publikuar këngë single, ashtu siç edhe në bashkëpunim. Disa prej reperëve dhe këngëtarëve me të cilët ka bashkëpunuar janë 2Ton, Gent Fatali, Onat, Skivi, Blunt & Real, e të tjerë.

Rita Ora

Rita Sahatçiu Ora (e lindur Rita Sahatçiu, 26 nëntor 1990) është një këngëtare dhe aktore britanike. Suksesi i saj u rit në shkurt të vitit 2012, kur ajo u paraqit në "Hot Right Now" të DJ Fresh, e cila arriti numrin një në Britani të Madhe. Albumi i saj Ora, i lancuar në gusht të vitit 2012, debutoi në numrin një në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi përmbante numrin e UK-një teke "R.I.P." dhe "How We Do (Party)". Ora ishte artisti me numrin më të madh të single-ve në Listën e Madhe të Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2012, me tre teke të njëpasnjëshme që arritën në pozitën më të lartë. 
Në janar 2014, Adidas njoftoi një bashkëpunim projektues me Riten për markën e tyre, Adidas Originals. Gjithashtu në vitin 2014, "I Will Never Let You Down " u bë numri i saj i katërt në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ajo u shfaq në të vetmin "Black Widow " të Iggy Azalea, e cila arriti në pesë të parët në Mbretërine e Bashkuar dhe SHBA. Në 2015, Ora u bë trajnere në serinë e katërt të The Voice UK dhe, më vonë atë vit, një gjyqtare në serinë e dymbëdhjetë të The X Factor.Ora ka lindur në Prishtinë, RSF Jugosllavisë (Kosova e sotme), nga prindër Shqiptarë. Nëna e saj, Vera (né Bajraktari), është një psikiatëre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është një Ekonomist dhe një pronar baresh.Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të vjetër, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit. Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu , mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë "orëndreqës"), por prindërit e saj më vonë e shtuan Ora (do të thotë "koha" në gjuhën shqipe) në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë. 
Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë.  Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte një vjecare. Ajo u rrit pranë Rrugës Portobello në Londren Veriore, dhe mori pjesë në St Cuthbert me Shkollën Fillore "St Matthias" në Earls Court, pas së cilës u diplomua nga një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re.Ora filloi të performonte në sesionet e hapura të muzikës në Londër dhe, herë pas here, në barrin e atit të saj. Në vitin 2007, Ora kishte paraqitjen e saj të parë të muzikës kur ajo u shfaq në rrugën e Craig David titulluar "Awkward", dhe pastaj përsëri në 2008 në "Where's Your Love", duke shfaqur Tinchy Stryder. Në të dyja pjesët ajo nuk u kreditua zyrtarisht.Ajo u paraqit në dy këngë të albumit të James Morrison, Songs for You, Truths for Me, si mbështetës vokalist. 
Në vitin 2008, ajo provoi për Eurovizion: për BBC One të jetë garuesi britanik për Konkursin e Këngës Eurovizion 2009 dhe i kualifikuar, por më vonë u tërhoq nga konkurrenca pas disa episodeve pasi ajo "nuk u ndje gati" dhe mendoi " ajo sfidë nuk ishte për të. " Menaxheri i saj, Sarah Stennett (i cili gjithashtu punoi me Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard), më vonë i tha Hit Hitit se Ora kishte hyrë në konkurs sepse në atë kohë ajo ndjeu se ishte shansi i saj i vetëm për të gjetur sukses. Stennett e siguroi atë se performanca në Eurovizion do të pengonte më shumë se sa të ndihmonte shanset e saj për ta bërë atë si një artiste solo.Menjëherë mëpas, Stennett mori në kontakt grupe amerikane(Roc Nation), dhe u tha atyre për Orën. Ajo nënshkroi një marrëveshje regjistrimi dhe një marrëveshje botuese me Roc Nation në dhjetor të vitit 2008 dhe ishte një nga sinjalet e tyre të para. Ajo bëri paraqitjet me kamxhik në videon e Jay-Z për "Young Forever" (2009) dhe videon e Drake, "Over" (2010).Pasi u nënshkrua, Ora regjistroi një album dhe donte ta lanconte atë, por grupi i saj vendosi kundër saj dhe ajo filloi të punonte në materiale të tjera për albumin e saj debutues.

Nora istrefi

 
Nora Istrefi lindi në Prishtinë(Kosovë) me 25 Mars 1986. Është një këngëtare e suksesshme. Karriera e saj ka filluar ne moshën 8 vjeçare.qe atehere ajo kendonte neper festivale te femijeve te koreve te shkolles fillore. Këngët e saj jane te shumta ka te përfshirë 5 albume, Engjull me videoklipin 'Negativ','O pse te du' 2005, Opium 'Nje Djale 2006,N'Ora 2008 'Pa fat','Vetem mua' 2009 bashkpunim me Sinan Vllasaliun etj.

Elvana Gjata


Elvana Gjata lindi më 3 shkurt 1987 dhe është një këngëtare shqiptare në R'n'B e muzikë pop nga Pajova. Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën "Të këndojmë së bashku". Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur. Filloren e ka kryer te "Shkolla e Kuqe", ndersa te mesmen te gjimnazi i pergjithshem "Partizani". Merr pjesë në spektaklin "Kërkohet një yll", dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, "Ethet e së premtes mbrëma". Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrokitur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.
"Ethet e së premtes mbrëma", më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor" thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël, i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas "Etheve", merr pjesë në një duet me solistin e grupit "The Dreams" në "Maratonën e këngës popullore" dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore. Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën "Pranë teje", me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.
Së fundi, tek "Kënga Magjike" e zhvilluar në Shqipëri , paraqitet në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy Gramm. Kënga e saj "Vetëm Zoti e di", ka pushtuar majat e hit-paredeve në Kosovë, por, edhe në Shqipëri është një nga këngët më të dëgjuara në valët e radios "Energy". Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë. Është vetëm 18 vjeç dhe ka filluar përgatitjet për albumin e saj të parë, që pritet të dalë në tregun muzikor në korrik të këtij viti. Këngët e albumit janë të rrymave të ndryshme, por mbizotëron rryma R&B, një nga rrymat më të preferuara nga të rinjtë për momentin.
Deri tani janë regjistruar 11 këngë, të cilat janë punuar me mjeshtëri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse këngët të gjitha janë të regjistruara në studiot e Radio NRG, dhe Andy Gramm. Albumi do të shoqërohet edhe me një videoklip, që do të filmohet jashtë vendit dhe që do të jetë edhe surpriza e publikimit të albumit. Krahas përgatitjeve për albumin e saj të parë, ajo po përgatitet edhe për fillimin e studimeve të larta në Akademinë e Arteve, dega regjisurë. Nuk do ta tradhtojë këngën, por në këtë degë ajo mendon të kompletohet artistikisht, që në të ardhmen përveç se një regjisore e mirë, shpreson të bëhet një show-girl e famshme.
Dy motra këngëtare Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena është studente në vitin e fundit për kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë "udhëheqësja e saj artistike". Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij. Elvana do te rimare serisht pjese te "Kenga Magjike" ne 2007 me nje nder hitet e saj " Ku Jeton Dashuria Ime" me kompozim te Flori Mumajesit dhe tekst te Aida Barakut dhe ne kete kompeticion Elvana do te rrembente cmimin e trete. Ajo do te rikthehej serisht ne kete kompeticion ne 2009 me kengen "Dhe Zemra Ndal", serisht kompozim te Flori Mumajesit, duke zene vendin e dyte. Ne 2011 Elvana merr pjese per here te pare ne Top Fest 8 dhe arrin te marre me merit cmimin e madh dhe best femele me baladen "Me Ty". Ne 2012 Elvana Gjata perfaqeson Shqiperin ne Ballkanika Music Award dhe aty ajo merr cmimin best video ne nominim me Alexandra Stan. Gjithashtu në vitin 2012 Elvana publikoi një klip të ri me frymën dhe atmosferën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë i titullar ' Gjaku Im'. Kënga u prit mirë nga publiku mbarë kombëtar. Pas një viti të suksesshëm në karrierën e saj muzikore ajo filloj punimet për këngët e këtij viti. Në 2013-tën Elvana publikoi një sërë 'Live Acoustic Sessions' (Këngë të performuara live) në You Tube. Këngët fituan shumë klikime dhe vëmendje nga kombi shqiptar dhe jo vetëm. Në kto mund të përmendim 'Si unë', 'Anonimë ', Mëngjesi i asaj here' etj. Në fillim të vitit Elvana gjithashtu publikoi një këngë të re e titullar 'Fake'. Kjo këngë ishte një rikthim në një nga këngët më të hershme të Elvanës 'Mamës'. Kjo këngë 'Rap' fitoj sukses komerçal në publik siç edhe remix-i i cili u publikua në prag të verës 2013. Në remix-in e këngës iu bashkuan edhe artistë të tjerë is: KAOS (grup hip hopi i formuar nga Lumi B dhe Big Poppa) dhe P.I.N.T. (grup hip hopi i formuar nga MC Kresha dhe Lyrical Son). Gjate periudhës së pranverës Elvana publikoi një tjetër Hit i titulluar 'Beso' se bashku me artistin nga Kosova 2po2. Gjate verës kënga 1990 ishte suksesi i radhës në karrierën e saj. Kënga u prit mire nga publiku dhe ishte një ndër këngët më të dëgjuara të verës. Në shkurt të 2014 - ës Elvana nxori në treg një klip të ri i shume pritur nga fansat i titulluar 'Disco Disco' në bashkëpunim me KAOS. Gjate verës Elvana u bë imazhi zyrtar i kompanisë ALB telecom. Si pjesë e imazhit kënga e saj 'Puthe' shërbeu si kolonë zanore për imazhin televiziv të kompanisë. Kënga fitoj menjëherë sukses duke u bërë një nga hitet e verës 2014. Kënga më e re e saj e publikuar në mars të vitit 2015, theu rekorde për shikueshmëri në You Tube. Videoja e këngës 'Kuq e Zi Je Ti' në bashkëpunim me Flori Mumajesi morri 300mijë klikime në vetëm 1 ditë. Kënga me temë patriotike do të shërbejë si himn i kombëtares Shqiptare gjatë ndeshjeve të Euro 2016.

Tuesday, May 22, 2018

Dhurata Dora

Dhurata Dora është këngëtare shumë e njohur. Dhurata Murturi e njohur per publikun si Dhurata Dora lindi ne Nurenberg te Gjermanise ku ka jetuar se bashku me familjen. Shkollen fillore e ka perfunduar ne qytetit e Furthit. Dhurata ka kënduar edhe ne Gjermani me emrin, Dora. Kjo ishte arsyeja që Dhuraten tani të gjithë e njohin si Dhurata Dora. Tani Dhurata gjendet me shume ne Kosove per shkak te agazhimeve te shumta muzikore. Edhe pse ajo është e re në industrinë e muzikës ka arritur që për shumë pak kohë të sjelle projekte, të cilat i kanë dhuruar suksese të mëdha. Dhurata Dora në fakt u bë shumë e suksesshme me këngën “I Like it“, një projekt I punuar nga reperi 2Ton dhe me një klip ku Dhurata Dora shfaqet shumë atraktive.

Në Qershor 2011, Libri merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Dance Flow", në bashkëpunim me Soulkid & Dhurata Dora.

Më datë 7 Shtator 2011, Dhurata Dora publikon videoklipin "Vete Kerkove". Muzika e këngës u punua nga vetë Dhurata Dora, teksti u shkrua nga vetë Dhurata Dora. Videoklipi u prodhua nga Think Creative.

Më datë 2 Mars 2012, Dhurata Dora publikon videoklipin "Get Down", në bashkëpunim me Don Arbas. Muzika e këngës u punua nga Don Arbas, teksti u shkrua nga Loco, ndërsa për orkestrimin u kujdes Don Arbas. Videoklipi u prodhua nga Think Creative.

Më datë 6 Prill 2013, Dhurata Dora publikon videoklipin "Like Dat". Muzika e këngës u punua nga vetë Dhurata Dora, teksti u shkrua nga vetë Dhurata Dora, ndërsa për orkestrimin u kujdes 2Ton. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 15 Gusht 2013, Dj Blunt & Real 1 publikojnë videoklipin "Edhe Pak", në bashkëpunim me Dhurata Dora & Lumi B. E ftuar që të jetë pjesë e albumit të DJ Blunt, këta vendosën të krijonin diçka që do të ishte më ndryshe dhe padyshim do ti kënaqte fansat.

Më datë 26 Prill 2014, Dhurata Dora publikon videoklipin "Roll", në bashkëpunim me Young Zerka. Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga Dhurata Dora, Young Zerka. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Dhurata Dora u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2014 (2014), SVFM 2014 (2014). Një bashkëpunim me një klip shumëngjyrësh, artistik dhe atraktiv, kënga u cilesua si hit i veres.

Më datë 5 Qershor 2015, Dhurata Dora publikon videoklipin "Ti Don". Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga vetë Dhurata Dora. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Dhurata Dora merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 23 Tetor 2015, Dhurata Dora publikon videoklipin "Shume On".

Më datë 25 Mars 2016, Dhurata Dora publikon videoklipin "Numrin E Ri". Muzika e këngës u punua nga Big Bang, teksti u shkrua nga Gjiko, ndërsa për orkestrimin u kujdes Big Bang. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Dhurata Dora u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2016 (2016), Top Music Awards 2016 (2016).

Më datë 17 Qershor 2016, Capital T publikojnë videoklipin "Bongo", në bashkëpunim me Dhurata Dora. Muzika e këngës u punua nga Mixey, teksti u shkrua nga vetë Capital T, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Capital T marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 26 Nëntor 2016, Dhurata Dora publikon videoklipin "Veq Ty". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga vetë Dhurata Dora.

Më datë 24 Dhjetor 2016, Dhurata Dora & Dj Geek publikojnë videoklipin "Ayo".

Më datë 18 Qershor 2017, Lumi B publikon videoklipin "Simpatia", në bashkëpunim me Dhurata Dora. Teksti u shkrua nga vetë Lumi B. Për orkestrimin u kujdes Big Bang. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 26 Korrik 2017, Dhurata Dora publikon videoklipin "Bubble". Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Dhurata Dora merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 1 Dhjetor 2017, Dhurata Dora publikon videoklipin "Kesh Kesh". Muzika e këngës u punua nga Alandy, teksti u shkrua nga Dhurata Dora, Gent Fatali, ndërsa për orkestrimin u kujdes Alandy. Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Dhurata Dora ka njoftuar se më datë 11 Shkurt 2018, do publikojë videoklipin "Trendafil", në bashkëpunim me Flori Mumajesi.

Më datë 11 Shkurt 2018, Dhurata Dora publikon videoklipin "Trendafil", në bashkëpunim me Flori. Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Era Istrefi


Era Istrefi (lindur më 4 korrik 1994 në Prishtine, Kosovë) e njohur ndryshe si ERA është një këngëtare dhe tekst-shkruese shqiptare. Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj debutuese "Mani per Money" në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Këngët e saj të mëvonshme "A po don" dhe "E Dehun", arritën sukses të njëjtë. Në qershor 2014, ajo fitoi tre çmime në Videofest për videot e saj muzikore, gjithashtu dhe çmimin "Best New Artist". Në 2015 Era arriti shumë sukses me këngën "Njo si ti" duke arritur mbi një milion shikime në YouTube brenda javës. Dueti i saj i parë u bë në bashkëpunim me reperin shqiptar nga Republika e Kosovës, Ledri Vula, dhe u titullua "Shumë pis" duke u bërë menjëherë një hit veror.
Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën "Bonbon", duke u krahasuar edhe me Rihanna apo Sia. Për shkak të këtij suksesi, ajo lidhi kontratë me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt 2016.

Gentiana ismaili

Gentiana Ismajli (ose e njohur për publikun edhe me nofkën Genta) lindi më 12 Prill 1984 në Gjilan. Është një këngëtare shqiptare nga Gjilani, Kosovë. U bë e njohur pas prezantimit të saj në programin e vitit të ri në Radio Televizionin e Kosovës me këngën "Kthehu". Pas një kohe të shkurtë ajo nxori edhe këngën "Dridhem", që doli se ishte vjedhje e një kënge bullgare.
Është shumë e pëlqyer nga rinjtë në të gjitha trojet shqiptare, falë imazhit të saj, veshjeve ekstravagante, teksteve filozofike, gjimnastikës në skenë, por edhe këngëve të bukura që mund të kategorizohen si turbofolk. Genta tani banon në Prishtinë, por ajo ka banuar për disa vite edhe në SHBA.

Enca Haxhia

Ruenca Haxhiaj (lindi më 19 tetor 1995) ndryshe e njohur si Enca Haxhia ose shkurt Enca, është këngëtare dhe kompozitore shqiptare. Fama e saj u rrit pas publikimit të këngës "Ata nuk e din" bashkpunim me reperin Noizy më 2014, duke mbledhur mbi 450,000 shikime në Youtube brenda 24 orëve.
Muzika e parë e saj ishte më 2012 "Best of" dhe "Kjo Verë". Më vonë u bashkua me Big Basta në Këngën Magjike dhe vazhdoi të punojë me artista tjerë. Ajo morri pjesë në Top Fest dy herë, dhe kaloi në gjysmë finale në përpjekjen e saj të dytë. Ajo poashtu morri pjesë në Zhurma Show në vitin 2016, ku fitoi katër çmime, përfshirë vendin e parë. Ajo është një nga këngëtarët më të famshëm në Shqipëri.Enca lindi më 19 tetor 1995 në Tiranë në familje shqiptare ortodokse.Ajo filloi të përdorë Keek, një rrjet social për postimin e videove. Ajo këndoi këngë të shkurta me pjesë të ndryshme, postoi video për jetën e saj ditore etj.

Enis Bytyqi


Enis Bytyqi është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Enis Bytyqi nga nje familje nga Ferizaj. I suksesshem ne fushen e muzikes. Nje djale edhe pse ne nje moshe te re pervec muzikes ka hobi dhe profesione te tjera.

Më datë 30 Korrik 2010, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Sundon Amori".

Në vitin 2011, Enis Bytyqi publikon albumin "A Thu Jam I Keq".

Më datë 22 Qershor 2014, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Te Mos Dashuroja Kurre". Muzika e këngës u punua nga Vullnet Ibraimi, teksti u shkrua nga Vullnet Ibraimi. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.

Më datë 7 Dhjetor 2014, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Zemer Tjeter". Muzika e këngës u punua nga Vullnet Ibraimi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Vullnet Ibraimi. Videoklipi u prodhua nga Daniel Joveski.

Më datë 29 Dhjetor 2015, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Sillesh". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Getinjo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Daniel Joveski.

Më datë 7 Maj 2016, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Ani Ani".

Më datë 6 Korrik 2016, Mozzik publikon videoklipin "M'ra Pika", në bashkëpunim me Enis Bytyqi.

Më datë 12 Nëntor 2016, Enis Bytyqi publikon videoklipin "A Kam Une Faj".

Më datë 28 Dhjetor 2016, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Jena".

Më datë 26 Mars 2017, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Mall".

Më datë 28 Qershor 2017, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Jerem".

Më datë 15 Tetor 2017, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Inati".

Më datë 27 Dhjetor 2017, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Sikur Ajo".

Më datë 28 Dhjetor 2017, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Sikur Ajo". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Fuego, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss.

Më datë 18 Prill 2018, Enis Bytyqi publikon videoklipin "Une Per Ty". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Jojo.

Tuesday, May 15, 2018

Capital-T

Capital-t Është nje kengetar shqiptar nga Kosova.
 Ka lindur më 29/02/1992 ku dhe e kreu shkollën e mesme dhe fillore të muzikës ishte vokalist në vitin 2007 e kreu shkollën fillore ai jeton në Prishtinë.

Feronit Shabani

FeroFera apo Fero është një këngëtar i njohur në skenën muzikore kosovare. Feronit Shabani i njohur me nofken Fero eshte nje reper i njohur tashmë në estraden shqiptare. Në fillim të karrieres së tij ai nuk e pati shpërthimin e duhur por tashmë ai është në labelin e famshëm On Records. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazi Zenel Hajdini në Gjilan. Kënga e parë e tij ishte kur Fera ishte 10 vjet. Ai është një tekstshkrues shumë i mirë dhe ka shkruar tekste për shumë këngëtar si Adelina Berisha, Mergim Mjeku, Kida, Xhensila Myrtezaj etj. Këngën e parë profesionale e bëri me Endrin, këngëtarin e On Records dhe ishte mjaft e sukseshme. Më pas, Fero lansoi edhe projektin e radhes që u titullua Feromeni. Ky projekt mjaft i suksesshëm bëri që Fero të shihet si e ardhmja e hip hopit Shqiptar. Projekti i radhës nga Fero pritet të jetë në bashkëpunim me reperin e ri Ago .

Orhidea Latifi

Kida është një këngëtare shumë e njohur. Këngëtarja Orhidea Latifi është pjesë e OnRecords dhe të gjithë e njohin si Kida. Ajo jeton në Prishtinë me prindërit e saj.
Më datë 11 Janar 2014, Kida publikon videoklipin "Murder". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Soulkid (Uki Latifi), ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Kida u be fillimisht e njohur për publikun në performancën e saj në skenën e koncertit të DMX dhe videoklipi i "Murder" ka skena pikërisht nga ky koncert.
Më datë 27 Prill 2014, Kida publikon videoklipin "Rikthejm Na", në bashkëpunim me Mc Kresha. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga BimBimma, Mc Kresha, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. Me këtë këngë, Kida u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2014 (2014), Kosova Fest 2014 (2014), SVFM 2014 (2014).

Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezai është një këngëtare shumë e njohur. Xhensila u bë e njohur falë talent show “Ethet e së premtes mbrëma”. Ajo atëherë ishte vetëm 14 vjeç. Është një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticione muzikore.
E martuar Me Besart Kallakun Gjinin e portokallisë. Xhensila ka marrë pjesë edhe në “Top Fest”, nderkohë qe në kanalin muzikor “Supersonic” transmetohet klipi i kengës së saj “A më do”. Besarti ka krijuar një lidhje shumë të bukur me Xhensilën dhe prej një viti për këtë histori dashurie ai ka qenë mjaft i kujdesshëm që te mos ekspozohet.
Miqte tregojne se lidhja mes tyre eshte e forte dhe çifti po perjeton momente shume te bukura dashurie.
Megjithese jane treguar diskret, gjithsesi paparaci yne ka mundur te siguroje disa foto te Xhensiles me Besartin dhe siç e shikoni edhe vete djali i “Portokalli” i ka rene pikes me zgjedhjen e tij. E ku ka me mire per nje aktor te ri e te talentuar, se sa te kete ne krah nje vajze qe gjithashtu eshte ne fushen e artit dhe mbi te gjitha eshte shume e talentuar, por dhe shume e bukur.
Me shume detaje rreth perspektives apo planeve te tyre te metejshme nuk kemi mundur te sigurojme, pasi miqte e perbashket na tregojne se nuk ka shanse qe ndonjeri prej tyre te flasi per kete lidhje, duke ruajtur gjithçka me shume fanatizem. Tani qe lidhja e tyre nuk eshte me sekret, shpresojme qe ne numrat e ardhshem vete ata te mund te na tegojne diçka me shume.