Tuesday, June 5, 2018

Ardian Bujupi







Ardian Bujupi (lindur më 27 prill 1991) këngëtar, shqiptar nga Kosova me vendqëndrim në Gjermani.
Ardiani u lind në rrethana të luftës dhe që në moshen një vejeçare, familja e tij migrojë në Gjermani. Rrethanat dhe vështërsit që i solli migrimi e para së gjithash lufta bënë që Ardiani të jetë ngusht i lidhur për familjen. I ati, Bashkimi dhe e ëma e tij Taiba, me të vendosur në Gjermani, në Haidelberg, u përpjekën që të krijonin kushte brenda mundësive për shkollim fëmijve të tyre. Kështu përderisa dy motrat e tij tani (2010) vijojnë studimet e larta, Ardiani krahas shërbimit civil që kryen pranë një kuzhine të qendrës së uzines së studentëve në Haidelberg, merret edhe me muzikë. Si adhurues i muzikës dhe mikë i fëmijve, gjatë shpërndarjes së ushqimit nëpër kopshte të fëmijve, Ardiani këndon së bashku edhe me ta.
Si fëmijë Ardiani pasion e kishte muzikën, dhe asaj asnjëherë nuk ju n'da. Kështu që pjesmarrja e tij në ngjarje që kanë të bëjnë me muzikën ishte vetem qështje kohe. Format e reja të shfaqjeve televizive, nëpër të cilat muzibërsit hulumtojnë këngëtar për Ardianin ishin një mundësi për tu paraqitur para një publiku më të gjërë. Pjesmarrja e tij në një shfaqje të till televizive, të muzikëbërsit të njohur gjerman Diëtër Bouvling, në shfaqjen "Gjermania kërkon Siperyllin" (Deutschland sucht den Superstar) nuk kishte si të ishte ndryshe, pa marr parasysh pozicionin, veq se një sukses para publikut.
Ardiani është adhurues i drejtimeve muzikore R'n'B (arë-en-bi) dhe Hip Hop, si dhe pedantë jo vetem në veshmbathje.

Monday, June 4, 2018

Best Video

Noizy live ne Tiran open air with He's songs.Noizy debutoi në industrinë e muzikës më 20 dhjetor 2004 me këngën On Top of the Rest që ai luajti në një music contest Top Fest të organizuar nga Top Channel. Në vitin 2009 lëshoi albumin e tij të parë Pak Më Ndryshe. U desh gati një vit i plotë për t'u lëshuar në mënyrë shumë profesionale, të incizuara dhe të përziera nga inxhinieri britanike Tom "On the Mix" Gillieron, GBMC dhe Noizy vetë.Në vitin 2010 Noizy nisi një mixtape të quajtur Most Wanted Mixtape.
Ai është i njohur për miqësinë e tij, sepse ka shumë miq të njohur si Blerim Destani, MC Kresha, Ledri Vula dhe më shumë. Noizy është gjithashtu një kampion në betejat e rrugës "Street Fight", ku ai u shpall kampion i Londrës në 15 ndeshje dhe 15 fitore.
Noizy gjithashtu luajti në një film shqiptar të quajtur ZORI, i cili u publikua në vitin 2015.
Në 2016 Noizy lëshoi albumin e tij të shtatë në studio të quajtur ZinCity. Një nga këngët e tij të albumit "Grande" arriti 15 milionë shikime në YouTube.
Në 2014 Noizy nisi një bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare Enca Haxhia, e cila u bë pjesë e grupit O.T.R.
Më 15 qershor 2016 Noizy lëshoi një këngë tjetër me Enca Haxhia të quajtur "Bow Down", e cila arriti në më shumë se 90 milionë shikime të YouTube.
Noizy lëshoi një tjetër "Midis Tirone", e cila arriti në 1.000.000 shikime brenda 24 orëve dhe kënga u bë e disponueshme për music download më 5 nëntor 2016, në dispozicion për iTunes dhe Deezer.
"Midis Tirone" u lirua më 5 nëntor 2016 dhe debutoi në numrin një në ASL Music duke tejkaluar këngëtarët e njohur si Otilia, Faydee, [Inna] dhe më shumë.   Më 5 dhjetor 2016 Noizy lëshoi një këngë të re në YouTube të quajtur "A te kujtohet", e cila u bë e disponueshme në iTunes, Spotify dhe Deezer.

Monday, May 28, 2018

Dua lipa

Dua Lipa (lindur më 22 gusht 1995) është një këngëtare tekstshkruese, dhe modele shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli. Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte cover këngë nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe së shpejti lancoi këngën e saj të parë. Në dhjetor të vitit 2016, një dokumentar rreth Lipës ishte autorizuar nga revista The Fader, titulluar See in Blue.
Në janar të vitit 2017, ajo fitoi çmimin publik të zgjedhjes EBBA. Albumi i saj debutues i emërtuar sipas vetvetes Dua Lipa doli në treg më 2 qershor të 2017. Albumi u vleresua shumë mirë nga kritikët, dhe u pozicionua në vend të pestë në toplistën zyrtare të albumeve në Angli dhe gjithashtu u bë pjesë e listës së gjatë të billboard top 200 albums charts. Madje një ditë pas publikimit të albumit, ai u pozicionua në vendin e parë në iTunes në Angli.Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995. Prindërit e saj janë shqiptarë nga Kosova të larguar nga Prishtina në vitet 1990. Në mesin e shkollave ajo ka ndjekur është Sylvia Young Theatre School. Ajo u zhvendos me familjen e saj në Kosovë në vitin 2008, viti kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia. Në moshën 15-vjeçare, ajo u kthye në Londër për të ndërtuar një karrierë në muzikë dhe jetonte me miqtë e saj. Ajo filloi të punonte si modele në moshën 17-vjeçare.
Lipa u rrit duke dëgjuar babain e saj të këndojë, këngëtarin rock Dukagjin Lipa. Në moshën 14 vjeçare ajo filloj të publikojë në YouTube, covers të këngëve të saj të preferuara nga artistët si Christina Aguilera dhe Nelly Furtado.Në vitin 2015, Lipa filloi të punojë si në albumin e saj debutues për Warner Bros. Records. Në gusht 2015 ajo nxori këngën e saj të parë "New Love",me prodhim të Emile Haynie dhe Andrew Wyatt. Ajo e nxori këngën e dytë "Be the One," të shkruar nga Lucy "Pawws" Taylor në tetor 2015. Lipa ka thënë se "Be the One është kënga e vetme në albumin tim që unë nuk e kam shkruar ... [por] Unë nuk mundesha të mos e marrë atë, është e preferuara ime."] Në 18 shkurt 2016 ajo lançoi këngë e saj të tretë "Last Dance" e cila pati një sukses të madhë. Ne 6 maj të vitit 2016 publikoi këngën që do ta bënte te famshme në Angli e cila quhet Hotter Than Hell e cila pati 1 million kopje të shitura në Mbretërinë e bashkuar. Këngët e tjera të saj Jane blow your mindRoom for twoNo lie në bashkëpunim me Sean Paul, Thinking bout youScared to be lonely në bashkëpunim me Martin Garrix, liyl ne bashkepunim me Miguel, new rules she my love në bashkepunim me wale, major lazer dhe wizkid.
Lipa e përshkruan stilin e saj muzikor si "pop i errët"("dark pop"). On 30 November 2015, she was revealed as one of the acts on the BBC Sound of...2016 long list.Turneu i saj i parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë ka filluar në janar 2016.Albumi i saj debutues është nxjerrë më 2 qershor 2017. Kënga e saj "New Rules" ishte globalisht shumë e suksesshme, duke arritur numrin 1 në Britani të Madhe dhe numrin 8 në SHBA. Videoja për "New Rules" është klikuar rreth 940 milion herë (26 Janar 2018). Në fillim të 2018, Lipa nxori këngen tjetër nga albumi "Dua Lipa" e quajtur "IDGAF". Ajo po ashtu ishte e suksesshme në Britani. Ajo tani është duke punuar në albumin e saj të dytë.

Elita Rudi

Elita Rudi lindi më 28 Qershor 1993. Elita Rudi është një këngëtare e njohur. Elita Rudi është jo vetëm një emër i njohur për audiencën shqiptare, por edhe një personazh mjaft i dashur nga të gjithë. Modeljen prej kohësh tashmë e shohim edhe në rolin e moderatores. Por, veç projekteve në ekran dhe në muzikë, që për hir të së vërtetës kanë qenë mjaft të suksesshme, kohëve të fundit Elita është në lidhje me këngetarin Gjiko, por ajo dëshiron që fokusi i audiencës mos të jetë tek jeta private.
Më datë 17 Mars 2016, Elita Rudi publikon videoklipin "Anderr". Muzika e këngës u punua nga Cricket, teksti u shkrua nga Elinel. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Elita Rudi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016. Elita ka zgjedhur që këtë herë të testojë veten në një zhanër tjetër të artit, muzikën. Kënga e saj debutuese është një projekt për të cilin Elita është përkushtuar shumë duke u kujdesur për çdo detaj. Përveç këngës, vëmendjen e fansave të modeles e ka rrëmbyer edhe videoklipi i saj romantik dhe djali që e shoqëron në video. “Ai është Rroni, trajneri im i Salsa-s”, zbulon ajo, teksa pranon se është një adhuruese e zjarrtë e kërcimeve latine, detaj ky që e bën një romantike të “pashërueshme”. E pyetur se cilat janë raportet e saj me romanticitetin dhe sa romantike është Elita në përditshmëri, ajo thotë, – “Varet me kë. Nëse mendoj që është personi i duhur, atëherë jam romantike. Nuk është këngë për të gjithë njerëzit, nuk është komerciale”, ka treguar ajo. Vajza që i ka fituar zemrën këngetarit kosovar Gjiko, vjen sa e ëmbël me zërin melodioz në hyrje të këngës që duket si një baladë, por edhe aq shpërthyese në vazhdim, teksa transmeton energji dhe mjaft talent. “Unë e dua artin dhe të bukurën, ndaj nuk do ta cilësoja bindje, sepse ato tinguj që më flejnë në shpirt i reflektoj përmes “andrrës” time”, -tregon ajo.

Shkurte Gashi

Shkurte Gashi është këngëtare e njohur. Emri i saj nuk është i panjohur, aq edhe zëri e këngët e saj, të cilat janë të dashura e të pëlqyera për publikun shqiptar. Siç thonë, kjo është më e mira që i këndon baladat. Di t’ia qëllojë, por edhe të dijë çka do shpirti e zemra e fansave të vet të shumtë. Shkurtja është mjaft e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore në Kosovë e në diasporë, sikur edhe në dasma e ahengje të familjeve shqiptare. Me këngët e saj, me atmosferën që di ta krijojë në ato gazmende, kemi pasur rastin ta shohim kur edhe e kanë mbuluar të tërën me para e dhurata. Shkurtja nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private. “Jetën time private gjithmonë ka dashur dhe dua ta ruaj vetëm për vete. Ajo pjesë është e jetës sime dhe dua ta kem vetëm për veten time” – thotë Shkurta. Suksese te shumta ka arritur ne bashkepunim me Threedots dhe ne veçanti me Flori Mumajesin. 
Në Qershor 2004, Shkurte Gashi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Larg Nga Syte". 
Më datë 23 Korrik 2009, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Mua M'ke Shkel Me Kembe". 
Në Dhjetor 2009, Shkurte Gashi merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Vetëm Unë Jam Dukat". 
Në vitin 2009, Shkurte Gashi publikon albumin "Vetëm Unë Jam Dukat". 
Në vitin 2010, Shkurte Gashi publikon albumin "Hajde". 
Në vitin 2012, Shkurte Gashi publikon albumin "Live".
Më datë 8 Mars 2014, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Godet Shpirtin". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.
Më datë 15 Shkurt 2015, Blero publikon videoklipin "5", në bashkëpunim me Shkurte Gashi. Muzika e këngës u punua nga Elephant, Blero, Astrit Stafai, teksti u shkrua nga Fatmir Muja, Blero, Chipsi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elephant. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films. 
Më datë 30 Dhjetor 2015, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Nuk Te Fal". Muzika e këngës u punua nga vetë Shkurte Gashi, teksti u shkrua nga vetë Shkurte Gashi. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative. 
Në vitin 2015, Shkurte Gashi publikon albumin "Live". 
Në vitin 2015, Musli Kuqi & Shkurte Gashi publikojnë albumin "Live 2015". 
Më datë 27 Prill 2016, Ramadan Krasniqi & Shkurte Gashi publikojnë videoklipin "Zemra Falet". Muzika e këngës u punua nga Arsim Bunjaku, Elephant, teksti u shkrua nga Arsim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga Asha. 
Më datë 27 Dhjetor 2016, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Tu Luta", në bashkëpunim me Flori Mumajesi. Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. 
Më datë 3 Qershor 2017, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Do Mbijetoj". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Me këtë këngë, Shkurte Gashi merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Arilena Ara

Arilena Ara (lindur më 17 korrik 1998) e njohur nga emri i saj artistik Arilena është një këngëtare Shqipëtare. Ajo është fituesja e sezonit te dytë e emisionit shqipëtar X Factor. Ajo është një këngëtare shumë e njohur. Arilena Ara është sensacion i ri i muzikës moderne shqiptare. Ky moment i shkëlqyer në karrierën e saj, përgënjeshtron thëniet se të gjithë këngëtarët e dalë nga një "Talent Show", janë të destinuar që shumë shpejt të mbesin në hije. Arilena Ara ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shkodër. Tirana e lidhi Arilenën me TV Klan ku si fillim u prezantua në "Gjeniu i Vogel" dhe më pas ajo vendosi të konkurronte në X Factor Albania. Kjo ishte dëshira e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak muaj para se Arilena të prezantohej në X Factor 2. Arilena fitoi kompeticionin duke i dedikuar fitoren babait të saj. Ajo fitoi dhe një kontratë menaxhimi nga organizatorët e spektaklit X Factor. Duke parë moshën e saj (atëherë vetëm 15 vjeç), menaxhimi i saj vendosi që mos të nxitohej me karrierën e Arilenës.Arilena Ara ka lindur në Shkodër. Ajo si fillim mori pjesë në Gjeniu i Vogël, një emision i talenteve të këndimit dhe zuri vendin e 3. Pas vdekjes së babait, ajo mori pjesë në, sezonin e 2 të X Factor Shqipëtar, i cili u mbajt nga 28 tetor 2012 deri në 31 mars 2013 në TV Klan. Ajo në audicione Tirana performoi një version akustik të Ana Johnsson's "We Are". Ajo ishte e mentoruar nga Altuna Sejdiu në kategorinë e "vajzave". Në finale, ajo këndoi Mary J Blige's "No More Drama" dhe Rihanna's "Man Down" dhe "S&M" si duet me trajneren e saj Tuna për fitore. Në vijim Arilena u angazhua në emisionin "Dance With Me" 2 duke konkurruar me partnerin e saj Labi, një gazetar nga Kosova i njohur nga emisioni "Një kafe me Labin"). Në 26 shtator 2014 ajo lançoi këngën e saj të parë "Aeroplan", me videoklip që arriti mbi 2 milion shikime<ref>https://www.youtube.com/watch?v=MqW_cW_nLmw/ref> në rrjetin social YouTube. Pas këngës "Aeroplan" ajo publikoi këngën "Business Class" që gjithashtu kishte shumë shikime në YouTube si dhe këngën e saj të tretë të quajtur "Vegim" e dedikuar për vdekjen e babait të saj.

Besa Kokedhima

Besa Kokëdhima (e lindur më 29 maj 1988) e njohur si Besa është një artiste shumë e njohur dhe e suksesshme Shqiptare, autore e shumë Hiteve dhe fituese e shumë çmimeve në Festivalet e muzikës. Ajo është e njohur ndër të tjera për fitoren e edicionit të 10-të të Festivalit Kënga Magjike me "Tatuazh në Zemër" dhe edicionin e 6-të të Top Festme "Engjëjt vrasin Njëlloj".Besa Kokëdhima ka lindur në FierShqipëri, fëmijë e  Koço Kokëdhimës, një matematicien dhe sipërmarrës i njohur shqiptar dhe e bija e Brixhida Kokëdhimës, gjithashtu një matematiciene dhe manaxhere biznesi. Rrënjët e familjes së saj janë të lidhura me Qeparoin, në Rajonin e Bregdetit, rrethi i Vlorës. Kur ishte fëmijë, Besa aspironte të bëhej këngëtare. Ajo ishte e njohur në rrethin e saj për këndimin në shkollë e pjesëmarrje në evente të ndryshme artistike. Në moshën 13 vjeçare, ajo u shfaq publikisht për herë të parë në Radio Televizionin Shqiptar. Sipas Besës dhe prindërve të saj, ata nuk dëshëronin ta inkurajonin Besën për të ndjekur karrierën muzikore, sidoqoftë, ajo vazhdimisht merrte mësime pianoje. Në moshën 15 vjeçare ajo u largua në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar studimet e gjimnazit. Në të njejtin vit, ajo regjistroi koverin e parë, i cili ishte "Street Symphony" nga artistja Amerikane Monica. Një vit më vonë, kënga e saj debutuese  "Më Beso" shkruar nga producenti i suksesshëm  Florian Mumajesi, në bashkëpunim me grupin e sapoformuar shqiptar “Produkt 28”, rezultoi një sukses. Ajo fitoi Çmimin e Madh në festivalin "Mikorofoni i Artë" 2003. Kënga Hit i siguroi asaj më shumë njohje publike. Në moshen 19 vjeç, ajo u rikthye në Shqipëri dhe filloi të punonte në albumin e saj debutues, i cili u publikua në vitin 2006.Besa dallohet për zërin e saj shumë të veçantë dhe interpretimin shumë emocional të këngëve. Qasja e saj pasionante në muzikë e bën atë një nga artistet më të dashur në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Albumi debutues i Besës u publikua ne 29 korrik 2006. Albumi i saj "Besa" rezultoi me shitje të mëdha për shkak të hiteve të mëdha të asaj kohe "Zonja dhe Zotërinj", "Mëngjesi Im Je Ti" "Lëshoje Hapin" etj. Albumi i saj debutues u shkrua në bashkëpunim me personalitete të mirënjohura të industrisë së muzikës në Shqiperi si: Dorian Gjoni, Florian Mumajesi, Genti Lako, Andy DJ, Stine etj. Ajo u zgjodh të përfaqësonte Shqiperinë në  MTV Exit Concert, më vone atë vit në koncertin e fushatës sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave. Në 2006, ajo mori pjesë në Konkursin e Muzikës "Notafest" në  Maqedoni, ku u vleresua me Çmimin e parë të jurisë me këngën e suksesshme R&B "Lëshoje Hapin". Ajo mori pjesë në konkursin e muzikës  "Kënga Magjike" në  vitet 2006 & 2007, në të cilat u vlerësua respektivisht me çmimet "Kënga Dance më e mirë" me këngën "Tani të Dua" dhe "Jon Music" me këngën "Pa Yllin Tënd".
Në Top Fest, një tjetër festival prestigjoz shqiptar, ajo u vlerësua me çmimin "Best Pop & Rock" në 2007 me hitin e saj "Unik" dhe në 2008 ajo fitoi "Çmimi i Internetit" dhe më pas festivalin me këngën e saj Hit "Engjëjt Vrasin Njëlloj". Kënga mbeti nje hit për shumë vite të tjerë pasues dhe konsiderohet ende një nga këngët klasike të dashurisë në muzikën moderne Shqiptare.  
Në 2009 ajo provoi të përfaqësonte Rumaninë në Festivalin Europian të Këngës me këngën në anglisht "Nothin’ Gonna Change" dhe arriti në gjysmë-finale.
Ajo fitoi çmimin "Performanca më e Mirë" për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Ohrit, një festival muzike ndërkombëtar në Ohër të Maqedonisë, ku Besa përfaqësonte Shqiperinë me këngën "Versus", një këngë rrok. Në 2010, ajo u rikthye në Top Fest, dhe fitoi çmimin "Këngëtarja më e Mirë Femër" me këngën e saj "Kalorësi i Natës". Kënga më vonë u prezantua zyrtarisht me një video muzikore.  Ajo bashkëpunoi me kengetaren e mirënjohur nga Kosova, Jehona Sopi për këngën e tyre me fryme feministe R&B "Nuk jam ajo" e cila doli në tetor 2010.
Në 2011, Besa nxorri këngën e saj të re "Always on My Mind", e cila ishte regjistruar në anglisht.
Besa u rikthye tek  "Kënga Magjike" 2011, pas katër vitesh mungese , me "Botën do ndryshoja". Fjalët përcillnin një mesazh frymëzues për një dashuri, të madhe sa për të ndryshuar botën. Kënga u vlerësua me "Çmimin e Kritikes" dhe çmimin e tretë të Festivalit..
Në 2012 Besa publikoi këngën e saj të re "Fishekzjarre", si një hyrje në konkurim  në Top Fest. Kenga rezultoi e suksesshme dhe fitoi çmimin Radio Hit më vonë atë vit.
Ajo punoi në Rumani në 2013, me këngët e saj të reja dhe publikoi "Burning" në bashkëpunim me DJ Rumun,  LLP. 
Në verën e 2013 Besa publikoi një video muzikore për këngën e saj "Folie", e cila u kthye në hit të menjëhershëm.
Në gusht  2013, Besa u ftua të performonte në Festivalin Ndërkomëtar të Sopotit në  Sopot, Poloni , ku performoi "Fishekzjarre". Në festival ishin pjesëmarrës disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës së sotme në Europë, si Loreen, Imany, Caro Emerald etj. Në shtator  2013, ajo u ftua të përfaqësonte Shqiperinë në "Türkçe Vizyon 2013",  Festivali i Muzikës Turke. Ajo performoi një interpretim live të këngës "Gül Pembe", një nga hitet më personifikuese të artistit të mirënjohur turk me origjinë Shqiptare Barış Manço.
Në tetor Besa u rikthye tek  "Kënga Magjike" me këngën e fuqishme "Tatuazh në Zemër" .Kënga ishte e kompozuar nga Darko Dimitrov dhe me poezi të Alban Skënderaj.
Në një konkurrencë të fortë me emrat më të mëdhenj shqiptarë në industrinë e muzikës, Besa fitoi.  Ajo gjithashtu fitoi çmimin "Kënga më e mirë Dance" në të njëjtën natë.
Në dhjetor 2013, Besa publikoi përmbledhjen e saj speciale për festat "Besa për Festat - EP", me 8 këngë tradicionale të Krishtlindjeve dhe festave të Fundvitit të përshtatura në gjuhën shqipe. Të gjithë këngët u shoqëruan nga video muzikore , ku merrnin pjesë Besa dhe Orkestra Kombëtare duke performuar në qëndrën e bulevardit të kryeqytetit, dekoruar enkas për xhirimet. Këngët u prodhuan nga të mirënjohurit Darko Dimitrov, Edi Balili, Klodian Qafoku dhe Mario Deda. Albumi Festiv përfshinte gjithashtu një version Krishtlindjesh të këngës fituese "Tatuazh në Zemër" së bashku me autorin Darko Dimitrov.
Në 2014 Besa publikoi "Zemrën Dot Nuk ta Lexoj" në bashkëpunim me rreperin e mirënjohur shqiptar 2Po2, këngë e shoqëruar me një video muzikore.
"Zemrën Dot Nuk ta Lexoj" është një nga këngët më të suksesshme të vitit 2014.
Në maj 2014, Besa publikoi "Mbretëreshë", e cila fitoi mori vlerësime maksimale si një nga punët artistike më të mira të Vitit.
Në fund të korrikut ajo publikoi "Zejemër" me solistin e grupit TDS, Dr.Mic. "Zejemër" mori përshtrypje pozitive dhe sukses të madh komercial .
Në fillim të gushtit  Besa gjithashtu nxorri videoklipin "Arabia" në bashkëpunim me rreperin gjerman Gmd Babydave. Video u xhirua në pamjet dhe arkitekturen orientale të Qipro-s .
Në dhjetor 2014, Besa publikoi këngën dhe albumin e Krishtlindjeve "Ti Je Festa Ime". "Ti Je Festa Ime" CD është edicioni i dytë i Albumit të Festave, albumi i parë i Festave ishte publikuar nga artistja në dhjetor të vitit 2013. Albumi ishte një nga projektet më të mirëpritura të vitit. Besa konsiderohet gjithashtu si artistja e parë në Balkan e cila ka bërë një traditë të Albumeve të Festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në gjuhën shqipe.  Kënga "Ti je Festa Ime' u shkrua dhe prodhua nga kompozitori dhe producenti i mirënjohur Darko Dimitrov dhe poezia nga Alex dhe Besa. Video projektoi të gjithë bukurinë dhe magjinë e Krishtlindjeve dhe sezonit të festave. Albumi përmbante gjithashtu kovera të këngëve klasike të Krishtlindjes në Shqip.
Në 14 shkurt 2015  ,Besa nxorri videon e re " #14 ". Balada e fuqishme u prezantua si fillim në koncertin “Mad Secret Concert” i cili u mbajt po atë ditë.  Koncerti ishte një recital nga Besa dhe vokalisti i grupit Jericho, Petrit Carkaxhiu, nga stacioni muzikor "Mad TV Albania".
Një javë më vonë, Besa publikoi Këngën Hit ndërkombëtar "Amelia" në bashkëpunim me artistin e mirënjohur rumun Mattyas. Kënga u promovua nga Studio Ndërkombëtare e Muzikes "Roton Music". Kënga u kthye në një Hit Veror.  Besa rikthehet në Verë me këngën inovative, RnB underground "All in". Kënga erdhi në bashkëpunim me Hit-bërësin e famshëm Flori Mumajesi dhe Vicky DJ, një nga DJ më të njohur në skenën e muzikës shqiptare.
Besa ka lajmëruar që albumi i saj më i ri do të lëshohet këtë dhjetor.